ANGLI

David Silva do të largohet pas 10 vitesh nga Manchester City, por ai do të mbetet një legjendë për ”The Citizens”. Klubi i sheikëve, planifikon t’i bëjë një statujë në stadiumin Etihad Stadium spanjollit shtatshkurtër që luajti një dekadë për të kaltrit.

Silva me shumë mundësi do të shkojë tek Lazio, por Manchester City duket se do ta nderojë si një legjendë të gjallë të ekipit. Po ashtu në plan është që dhe një fushë stërvitore e Akademisë të jetë me një mozaik që formon imazhin e Silvës duke festuar në fitoren 6-1 në 2011 ndaj Manchester United.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb