Agjencia amerikane e hapësirës NASA njoftoi dy misione të reja për të studiuar Venerën. DaVinci+ dhe Veritas do të shënojnë vizitat e para në planet në mbi 30 vjet.

“DaVinci+ është vendosur të analizojë atmosferën e planetit ndërsa Veritas do të hartojë sipërfaqen e tij”, theksoi NASA. Dy misionet në planetin më të afërt me Tokën pritet të fillojnë rreth 2028-2030 si pjesë e programit të NASA-s Discovery.

Agjencia po alokon afërsisht 500 milionë dollarë për një mision zhvillimi.
“Misionet synojnë të kuptojnë se si Venera ka kaq shumë karakteristika të tjera të ngjashme me tonat dhe mund të ketë qenë bota e parë e banueshme në sistemin diellor, e kompletuar me një oqean dhe një klimë të ngjashme me Tokën”, tha NASA në një deklaratë.

“Duke përdorur teknologjitë më të fundit që NASA ka zhvilluar dhe përsosur gjatë shumë viteve të misioneve dhe programeve teknologjike, ne po fillojmë një dekadë të re të Venerës për të kuptuar se si një planet i ngjashëm me Tokën mund të bëhet një serrë”, shtoi ajo.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: