Në vigjilje të dy takimeve miqësore kundër Austrisë dhe Luksemburgut, Gianni de Biasi ka publikuar listën e lojtarëve të grumbulluar. Ajo që ka rënë menjëherë në sy ishte mungesa e Alban Mehas. “Snajperi” po kalon një moment fantastik tek Konjiaspor, por kjo nuk është e mjaftueshme për teknikun e përfaqësueses.
I pyetur për mungesën e Mehas, De Biasi u mjaftua me argumentin: se Meha është aktivizuar vetëm 13 minuta gjatë fazës kualifikuese për në “Euro 2016”.

Në një intervistë për Koha Ditore, Meha ka komentuar mungesën e tij: “Kuptohet që çdo futbollist ka dëshirë që të jetë pjesë e kombit të tij. Shihen qartë faktet në ekipin tim se e kam merituar një ftesë për këto ndeshje. Nuk di as çfarë të them më tepër rreth kësaj gjeje. Dua të shtoj vetëm që unë nuk kam probleme me askënd në Kombëtare dhe as nuk kam pasur asnjëherë”, theksoi Meha
(er.shk/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb