Trajneri i kombëtares, Gianni de Biasi, flet për gazetën italiane ‘Gazzeta dello Sport’. Ai tregon si lindi ideja per te stervitur ekipin shqiptar ndersa ve ne dukje se ndihet shqiptar, por jo vetem prej pasaportes…


De Biasi, si lindi ideja për të stërvitur Shqipërinë?
Përmes një ndërmjetësi shqiptar, që jeton në Itali. Dhe ta mendosh që atëherë nuk doja të takoja menaxherët: Sapo kisha përfunduar një eksperiencë të keqe me Udinezen dhe doja një rinisje tjetër ndryshe, në Serinë A. Pastaj kuptova se për të bërë një tip futbolli, duhet të jesh në qendër të një projekti, dhe shpesh në Itali, trajneri nuk është. Dhe kështu filloi aventura ime në Tiranë.


Ju thoni shpesh që ‘jam shqiptar’…
E vërtetë. Dhe jo vetëm për shkak të pasaportës. Në shesh këto momente është diçka e çmendur, e vështirë për ta shpjeguar. Kemi një flamur dhe një popull. Çka shkon përtej kufinjve, pasi shqiptarët janë kudo me entuziazmin dhe dashurinë e tyre për atdheun.


Në kohën e efekteve speciale, Gianni de Biasi i përket ndoshta kategorisë ‘Normal One’. Apo jo?
Në fakt, përpiqem gjithmonë të punoj në rrugën e duhur me lojtarët e mi. Përpiqem të nxjerr më të mirën prej tyre, dua përfshirjen e tyre jo vetëm si një përgjigje teknike.

Çfarë mund të presim në Francë nga Shqipëria?
Kualifikimi jep shpresë, thotë se ëndrrat mund të realizohen, nuk mbeten vetëm objektiva. Jemi rritur shumë, por në disa nivele nuk do jetë e lehtë për vazhduar. Do e provojmë sërish.

Kështu një ditë do i vendosin emrin tënd një stadiumi? Ose një sheshi.
Të mos bëjmë shaka, por kanë bërë të ditur se do ketë një impiant të ri në Tiranë, kur të bëhet, do jetë një pllakat me emrat tanë për të kujtuar atë që kemi arritur si ekip.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb