“Nëse do isha në Kombëtaren Italiane do të përpiqesha që të kishin hipotekuar vendin e dytë përpara se të luajnë ndeshjen e fundit me Shqipërinë, në të kundër do të shqetësohesha për ta pasi ne do të japim gjithçka në fushë”.

Ky është paralajmërimi që Gianni De Biasi i ka bërë atdheut të tij të parë në një intervistë dhënë për ‘SportMesdisat’. Pas tre ndeshjeve të para skuadra e e cila më ka bërë më shumë përshtypje është Spanja, një skuadër shumë e fortë, jo më kot e dominoi Italinë deri në minutën e 65-të Ndryshimi i trajnerit ka ndikuar pozitivisht, i ka dhënë skuadrës impulse të reja.

“Të mbështetësh tek lojtarë që luajnë për Real Madrid, Barcelona, Chelsea apo Bayern Munchen është një privilegj i jashtëzakonshëm. Mendoj se është shumë e vështirë për Shqipërinë por edhe për Italinë. Spanja është një skuadër e vështirë për tu përballur, janë një ekip më një nivel shumë të lartë taktik dhe fizik. Krahasuar me De Bosque, Lopetegui ka një avantazh, ka stërvitur shpresat e Spanjës dhe i njeh mjaft mirë lojtarë si Morata”.

Në fund De Biasi u rikthye edhe një herë tek sfida kundër Italinë: “Është e qartë që Italia ka diçka më shumë se ne, por nëse nuk do e provoja të luftoja për vendin e dytë do ishte më mirë të largohesha nga Shqipëria”.
(er.shk/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb