“Mund të thoni se Maqedoninë e mundëm ne 15 minuta, por në realitet ishte e vështirë. Dje në luajtëm mirë, por e morëm pak lehtë”. Kështu është shprehur trajneri i Kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi, duke analizuar sfidën ndaj Maqedonisë, të fituar sot nga Shqipëria, por në realitet të nisur mbrëmë dhe të ndërprerë për arsye të shiut të rrëmbyeshëm.

Ndërsa sot skuadrat diskutuan 15 minuta lojë. “Nuk kam fjetur shumë mbrëmë, u shpreh De Biasi, pasi kam parë imazhet e 75 minutave lojë të zhvilluar në stadiumin e Shkodrës, për të kuptuar se si do të luanim sot”.

Me skemën 3-5-2 të aplikuar në ndeshjen e parë eliminatore për Botërorin 2018, De Biasi saktësoi se “skuadra mund të luajë kështu, pasi edhe lojtarët janë të ndërgjegjshëm për këtë skemë”.

Në fakt, ndeshja “ishte e ndryshme, pasi nuk është e lehtë të luash 15 minutat e fundit me intensitet, pasi kishin përballë një kundërshtar të rrezikshëm. Por ia dolëm me impenjim të madh dhe tashmë jemi me nga 3 pikë bashkë me Italinë dhe Spanjën”.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: