Disa foto të publikuara në rrjetet sociale e shfaqin teknikun e Kombëtares Gianni De Biasin duke u kujdesur për flokët e tij në një sallon bukurie.

Në imazhet e publikuara në profilin “Barbers-Pro”, trajneri i kuqezinjve shihet se ka pozuar me dëshirën e tij për sallonin e bukurisë.

“Locion thinjash, absolutisht unik në llojin e tij. Në formë dylli me shkëlqim apo mat dhe po ashtu ne forme xheli, balsami dhe shampoje. Më i miri në tregun shqiptar. Përzgjedhur me delikatese nga Ami për trajnerin e kombëtares De Biasi”, thuhet në tekstin shpjegues që shoqëron fotot.

Italiani është duke punuar ngushtë me stafin në përzgjedhjen e lojtarëve për evropianin e futbollit, i cili do të mbahet në muajin qershor të këtij viti në Francë, ku me sa duket De Biasi do të jetë më në formë se kurrë.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: