Përtej kushteve jo të favorshme atmosferike, Kombëtarja vazhdon më kohë të plotë përgatitjet për sfidën e 12 nëntorit kundër Izraelit. Gianni De Biasi mund të buzëqesh por jo plotësisht pasi sinjali i parë negativ vjen nga Armando Sadiku, vetëm një mrekulli mund të bëjë që sulmuesi i Zyrih të jetë në fushë, mrekullitë në futboll ndodhin radhë dhe tekniku italian vështirë se mund të rrezikojë.

Për t’ia bërë më të lehtë këtë vendim De Biasit është Bekim Balaj. Sulmuesi shkodran po kalon një moment fantastik në kampionat Rus. Dopjeta e fundit kundër Zenit i jap një biletë si titullari Balajt.

Sulmuesi është i vetmi repart që pritet të mos i marrë shumë kohë trajnerit të Kombëtares, pjesa tjetër e 11-esh është e gjitha për të studiuar. Mund të ndryshojnë emrat por skema mbetet e njëjtë. Në rreshtimin 4-5-1, Berisha në portë është një garanci më shumë. Gardiani kuqezi po kalon një formë të shkëlqyer por kundër Spanjës një gafë e tij na kushtojë shumë. Në mbrojtje, dilema e parë ka të bëjë më qendrën.

Mavraj është i paprekshëm ndërsa Veseli, Ajeti dhe Gjimshiti janë në balotazh për vendin tjetër përkrahë futbollit të Këln. Me Ajetin që sapo është kthyer nga një dëmtim i gjatë dhe me Vesin që ende nuk është përshtatur mirë në ekipin Kombëtarë, Berat Gjimshiti duke më i avantazhuar.

Perfomanca e Gjimisht edhe në tre takimet e parë ka qenë pozitive, kjo një arsye më shumë që De Biasi ti besojë sërish. Krahët mbeten fiks, në të djathtë Hysaj dhe Agolli në të majtë reparti i mbrojtës merr formën e plotë. Mesfusha është reparti që gjithnjë shoqërohet me disa paqartësi. Italiani pritet të formojë një mesfushë të ngjeshur, me 5 lojtarë.

Xhaka, Abrashi dhe Kukeli, janë tre beniaminët e De Biasit, futbollistë të cilët sakrifikojnë shumë, të kudondodhur dhe për më tepër titullarë të padiskutueshëm në ekipet e tyre. Odise Roshi është një tjetër legjionar që po kalon një moment pozitiv, aq më tepër që në kombëtare në krahun e djathtë, Roshi ka pak konkurrencë. Duke iu referuar karakteristikave të futbollistëve i vetmi me më shumë fantazi në radhët e Kombëtares është Ledjan Memushaj.

De Biasi pritet t’i besojë kapitenit të Paskër një post si titullarë, edhe pse është e qartë që Memushaj nuk i ka 90 minuta të plota në këmbë. Dilema tjetër e teknikut italian është krahu i majtë i mesfushës, aty ku Lenjani, Hyka dhe Llullaku janë në balotazh për një vend si titullar.

Si gjithnjë De Biasi është i kujdesshëm fillimisht për t’u mbrojtur, pra për të mos humbur, rreshtimi dhe skema e tij e vërteton diçka të tillë. Trajneri i Kombëtares nuk bën kompromis në këtë pikë edhe pse kjo është nëj ndeshje ku duhet sulmuar për të fituar.

(er.shk/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb