Thomas Strakosha përfundoi aventurën e tij me klubin e Lazios, duke preferuar që të ndërrojë ambient. Rreth situatës së portierit shqiptar ka folur ish trajneri i Kombëtares kuqezi, Gianni de Biasi. De Biasi i sugjeron “gardianit” të njohur që të largohet nga Italia, zgjidhje kjo për të më e mira e mundshme.

“Strakosha duhet të përmirësohet dhe pak më shumë. Mendoj se ai duhet të largohet nga Italia, që të luajë me paqe në mendjen e tij. Në Itali ka shumë presion mes presidentëve, trajnerëve dhe agjentëve”, u shpreh De Biasi.

 

Strakosha

 

Thomas Strakosha kërkohet nga disa skuadra, ku mund të përmendim Newcastle dhe Fulham, ndërsa si alternativë e vështirë është Chelsea.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: