Ish- trajneri i njohur i kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi është emëruar trajneri i Azerbajxhanit. Ai do të mbërrijë në Baku bashke me dy asistentë italianë për të filluar aventurën e re në një tjetër kombëtare.

Një urim vjen nga kreu i FSHF në Shqipëri, Armand Duka i cili thotë se shpreson që De Biassi të shijojë sa më shumë suksese me përfaqësuesen e re.

Duka thotë se ndihet mirë që italiani ka qenë pjesë e rrugëtimit historik të Shqipërisë, që kulmoi me kualifikimin në Euro 2016.

64- vjeçari italian, drejtoi për 7 vite kombëtaren shqiptare, duke shënuar emrin e tij si i pari në historinë e futbollit shqiptar që arriti të kualifikojë kombëtaren shqiptare në një kompeticion të rëndësishëm europian, siç ishte Euro 2016 ku Shqipëria shënoi u eleminua që në grupe, por e mbylli me fitoren historike 0-1 përballë Rumanisë me golin e Armando Sadikut.

 

STATUSI NGA ARMANDO DUKA

U gëzova shumë kur mësova lajmin se Gianni De Biasi do të nisë një aventurë të re në stolin e kombëtares së Azerbajxhanit. Dua t’i uroj sukseset më të mira ish-trajnerit të Kombëtares shqiptare, më të cilin kemi përjetuar emocione te jashtëzakonshme dhe kemi arritur edhe suksesin më të madh të Kombëtares ?? në kompeticionet ndërkombëtare.

Ndihem mirë që De Biazi ka qenë një pjesë e rëndësishme e atij rrugëtimi historik, që kulmoi me pjesëmarrjen e Kombëtares kuqezi në finalet e EURO 2016. Edhe pse kanë kaluar 3 vjet nga ndarja e rrugëve tona, dua ta siguroj se ai do të ketë gjithmonë një vend të veçantë në historinë e FSHF-së dhe përfaqësueses shqiptare.
Shpresoj dhe uroj që De Biazi të shijojë sa më shumë suksese në këtë eksperiencë të re!”

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb