Trajneri i mirënjohur në Shqipëri, Gianni de Biasi  i cili aktualisht drejton Azerbajxhanin ka dalë këtë pasdite me një barazim pa gola nga ‘Elbasan Arena’ përball Qipros.

Tekniku italian kishte zgjedhur Shqipërinë si vendin ku të luhej sfida Azerbajxhan-Qipro, për shkak të luftimeve me Armeninë në Nagorno-Karabakh.

Vetëm një pikë mor De Biasi ndaj kundërshtarit që gjendet i fundit në grup. Pas 4 ndeshjesh De Biasi ka arritur vetëm një fitore dhe 4 pikë në grup teksa mban vendin e tretë me Azerbajxhanin.

Duket se ndryshe nga Shqipëria, Azerbajxhani do të jetë një sfidë shumë më e vështirë për italianin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb