Xhani De Biazi, ish-trajneri i Kombëtes kuqezi, është shqiptaro-italian pasi në fund të aventurës së tij me me ekipin tonë përfaqësues, mori edhe pasaportën shqiptare, duke u shndërruar edhe zyrtarisht në “njërin prej nesh”. Arkitekti i kualifikimit historik për në Euro2016, flet për të përditshmen torineze “TuttoSport”, duke u ndalur te gjesti i fundit i qeverisë shqiptare, që dërgoi në Breshia 30 mjekë dhe infermierë për të ndihmuar sado pak në emergjëncën e koronavirusit.

De Biazi Tuttosport
De Biazi Tuttosport

“Me shqiptarët kemi dhënë reciprokisht diçka. U ndjeva menjëherë pjesë e atij populli, aq sa në vitin 2017 u bëra njëri prej tyre pasi mora nënshtetësinë. Vite më parë ne u dhamë atyre një mundësi, sot janë ata që po na e japin një të tillë. është një shembull i madh në nivel ndërkombëtar.”.

“I kam dërguar një mesazh Edi Ramës për të nënvizuar gjestin human nga ana e tij dhe e popullit shqiptar. I thashë se jam krenar për shembullin që i dha botës. Ai u zgjodh kur unë isha në krye të Kombëtares, menjëherë vumë kontak dhe lindi një miqësi e mirë”.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb