Ish-trajneri i Komnbëtares shqiptare të futbollit, italiani Xhani De Biazi, aktualisht po punon si opinionist për televizionin shtetëror RAI, por deklaron se është në pritje të një oferte pune sepse dëshiron të rikthehet të trajnojë sërish.

“Unë kam pasur kontakte me Frozinonen dhe me Venecian, por pasi reflektova për ofertat, vendosa që t’i refuzoja, përfaqësuesit e mi po punojnë edhe sa u përket pistave jashtë Italisë, ndaj të shohim. Sigurisht nuk dua që të gaboj zgjedhjen nga ku do të rifilloj”, tha De Biazi, që me këtë deklaratë është rifutur në treg.

(j.s/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb