Për mediat, pas fitores 2-0 kundër Lihtenshtejn, është ndalur të flasë edhe ish-trajneri i kombëtares Xhani De Biazi i cili sot e ka ndjekur ndeshjen live nga stadiumi “Elbasan Arena”. Italiani është shprehur se ndjeu dhimbje kur e pa pankinën nga tribuna, por nuk ndjehet në aq merak pasi aty tashmë është Panucci

“Ndjeva një dhimbje të lehtë kur e pashë stolin nga larg, por për fat të mirë tani është Panuçi aty dhe unë jam i kënaqur. Më vjen keq që nuk e gjeta dot rezultatin 3-0, mungoi vetëm një gol.

Por gjithsesi mund të kishin shënuar më shumë se kaq. Nuk i dhashë asnjë këshillë Panuçit, thjesht i thashë që të fitojë sa më shumë ndeshje”, deklaroi De Biazi për “Supersport” pas ndeshjes.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb