Para pak kohësh, dek laratat e Xhani De Biazit rreth të ardhmes dhe ofertave të marra dukeshin edhe si presion për Federatën Shqiptare të Futbollit, sepse po negociohej për kontratën e re. Megjithatë, tani kontrata e re është firmosur, ndaj trajneri i kombëtares sonë nuk ka më sinjale për të dërguar. Për këtë arsye, duhet marrë seriozisht mundësia e largimit të tij pas Kampionatit Europian, nëse janë të vërteta fjalët e tij, thënë ditët e fundit për Agjencinë e Lajmeve “Italpress”.

Në një intervistë të gjatë, ndër të tjera De Biazi prek edhe temën e së ardhmes, duke lëshuar një deklaratë interesante dhe që duhet të na alarmojë jo pak: “Sido që të shkojë në Euro 2016, do të jetë sukses i madh dhe në stadiumin e ri që do të ndërtohet në Tiranë do të vendosin një targë me emrat e gjithë atyre që morën pjesë në kualifikimin historik të Shqipërisë. Kthim në Itali pas Europianit? As që bëhet fjalë. Mund të punohet mjaft mirë edhe larg Serisë A dhe tani më vjen keq që nuk u largova më parë. Oferta nga Italia? Në fakt ekziston një tjetër ofertë që më tërheq shumë më tepër, por për bestytni nuk ua zbuloj cila, mund të them vetëm që është në Europë”.

(el.sp/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: