TIRANE-Vendimi i Gjykatës së Arbitrazhit Sportivë në Zvicër për ti dhënë tri pikët në tavolinë kuqezinjëve, ka ngjallur menjëherë entuziazëm tek shiqiptarët dhe drejtuesit e Federatës Shqiptare të Futbollit, si dhe te tekniku i kombëtares shqiptare , Xhani De Biazi.

Në një prononcim telefonik, Alban Bushi, menaxheri i Kombëtares Shqiptare është shprehur i lutmur për këtë vendim. Sipas tij, CAS nuk ka bërë asnjë lloj tolerimi, por thjesht drejtësi.

“Si gjithë shqiptarë ndihem i gëzuar për këtë vendim. Falënderoj të gjithë institucionin e CAS që morën vendim të drejtë. Edhe sikur mos të merrnim 3 pikëshin ne nuk do të ndiheshim të humbur në Beograd. Kisha besim që mund t’i merrnim se ishin bërë dhe situatë të tjera ku kishim fituar, pavarësisht se UEFA në fillim dha vendim tjetër”, u shpreh Bushi.

Në të njëjta linja u shpreh dhe tekniku Italian, Xhani De Biazi. Sipas tij, më në fund drejtësia u vendos dhe tashmë jemi pranë objektivit historik të kombëtares shqiptare. “Një histori tek e cila kthehet drejtësia me një D të madhe për të bërë të vlefshëm një sezon shumë të mirë që jemi duke bërë për të vazhduar ndeshjet me një shpresë shumë të madhe. Kemi ndeshjen e 4 shtatorit me Danimarkën, një betejë shumë e madhe”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: