Talenti belg i Manchester City-t, Kevin De Bruyne, ka qenë shumë i inatosur mbrëmë në fundim e pjesës së parë në takimin kundër Napolit. 26-vjeçari ka debatuar ashpër me gjyqtarin e katërt duke mos u kursyer aspak.

Nuk dihet arsyeja por me shumë mundësi ndonjë episod gjatë 45-së minutave të para nuk i ka pëlqyer aspak De Bruyne-s. Për t’a qetësuar shokun e skuadrës është afruar edhe kapiteni Davis Silva, por kjo thuajse ka qenë e pamundur. Nga reagimi belgu duket tepër i inatosur dhe Silva-s i është kthyer duke i thënë: “lërmë të flas”.

Në ndihmë të kapitenit erdhi edhe braziliani Fernandinho. Të dy bashkë ia arritën ta qetësojnë disi futbollistin i cili këtë sezon po befason këdo me paraqitjet e tij në “Premier League”.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb