E ardhmja e Man.City është e lidhur ngushtë me vendim përfundimtar që pritet të merret, nëse do të luajnë apo jo në Champions League. Nëse qëndron në fuqi dënimi i dhënë nga UEFA, disa lojtarë pritet të largohen nga “qytetarët”. I pari në këtë listë është Kevin De Bruyne, i cili e pranon publikisht se e ka të vështirë të qëndroj dy vite larg turneut më të rëndësishëm për klube:

Sport
Sport

“Dy vite pa Champions League janë me të vërtetë shumë, nëse skualifikimi do të ishte vetëm për një vit do të mendohesha, por dy vite janë shumë”. Sulmuesi belg ka një kontratë të vlefshme deri në 2023 por nuk ka ndërmend të respektoj këtë kontratë nëse vendimi i UEFA-s qëndron në fuqi: “Po pres vendimin. Drejtuesit na kanë siguruar se do të apelojnë dënimin duke na shpjeguar se kanë vepruar 100% sipas rregullave. Kam besim tek drejtuesit, do të pres, më pas do të marr një vendim për të ardhmen time”, u shpreh De Bruyne duke konfirmuar se tek Man.City ndihet i lumtur: “Jam i kënaqur, luaj për një nga skuadrat më të mira në botë dhe në një nga kampionët më konkurrues, kjo më pëlqen”.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: