Frenkie De Jong ditën e premte, do të prezantohet zyrtarisht tek ekipi i Barcelonës. Barcelona pagoi 86 milionë euro te Ajaxi për të sjellë në “Camp Nou”, mesfushorin e talentuar. Ai u shprehet shumë i lumtur që do të jetë pjesë e Barcelonës.

“Jam shumë i gëzuar që më në fund jam këtu. E kam ëndërruar që i vogël dhe tani që ëndrra ime u realizua është diçka e mrekullueshme. Mezi po pres të shkel në fushën e ‘Camp Nou”.  Më pëlqen mënyra e lojës së Barcës. Filozofia e tyre ngjan shumë atë të Ajaxit. Mendoj se do e shijoj të luajturit këtu”, tha mesfushori.

“Jam i gëzuar që do të kem mundësinë të luaj me Messin. Tani idhulli im do të jetë shoku im i ekipit. Barca me lojtarët holandezë gjithmonë ka pasur një lidhje të ngushtë dhe shpresoj ta nderoj këtë traditë”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb