Frenkie de Jong ende nuk ka bërë debutimin si një lojtar i Barcelonës, por i riu tashmë po fillon të mendojë për detyrën që e pret atë te Barcelona. De Jong pranoi të bashkohet me klubin katalanas nga Ajax këtë vit për 75 milionë euro dhe do të konkurrojë me Ivan Rakitic, Sergio Busquets, Arthur dhe Arturo Vidal  për një vend në formacion. Rakiç kohët e fundit deklaroi se ardhja e holandezit nuk do të ndikojë në pozitën e tij në mesfushë sepse ai vend është i zënë tashmë.

“Barcelona më tha që do të bashkohesha për të marrë një nga tre pozicionet në mesfushë,” tha De Jong.

“Do të shohim se çfarë do të ndodhë, nuk jam unë që përcaktoj pozicionin ku do të luaj. Ende nuk kam pasur ndonjë kontakt me Valverden. Megjithatë, unë nuk e di se si janë gjërat në klub. Unë nuk mendoj se gjërat po shkojnë ashtu siç mendojnë njerëzit. Nuk do të ishte mirë për mua të shtoja spekulimet në këtë kuptim”, tha De Jong.

Ish-trajneri i Barcelonës Louis van Gaal ka pohuar se De Jong ka marrë vendimin e gabuar për shkak të konkurrencës të katalanasit.

(n.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb