Frenki De Jong, mesfushori i Barcelonës, ka dhënë disa deklarata në kanalin zyrtar të skuadrës katalanase dhe ka qenë i përqëndruar kryesisht te rikthimi i futbollit dhe te gjendja që skuadrat do kenë kur do të zbresin në fushën e lojës për të mbyllur sezonin.

“Më ka munguar futbolli. Më kanë munguar stërvitjet. Nuk shiheshim prej 2-3 muajsh dhe jemi të lumtur që u takuam prapë. Ishte e bukur të zbrisje në fushën e lojës. Në fillim, stërvitja individuale nuk është aq e keqe sepse të gjithë janë në gjendje të ecin në mënyrën e duhur. U stërvita në Holandë për të qenë këtu në formën e duhur, por ende nuk e shoh veten në gjendje për një ndeshje të tërë. Gjithsesi kemi disa javë për t’u kthyer në formën e duhur. Javën e fundit pashë ndeshjen Borusia-Shalke dhe isha i lumtur që pashë një ndeshje, ndonëse situata ishte e çuditshme prej shkallëve bosh. Do duhet të luajmë pa tifozët, por shpresoj që shpejt ata të kthehen në stadium”.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb