Karlo Ançeloti qëndroi në zyrën e tij ku u kontaktua nga Aurelio De Laurentis. Diskutimi mes të dyve nuk ka qenë i qetë, presidenti nuk ia ka falur faktin që pat kundërshtuar vendimin për grumbullim. De Laurentis ka patur një bisedë të gjatë me avokatët e tij, ku tema ka qenë masat që do të marrë ndaj lojtarëve dhe mundësisë për të prishur kontratën e Karlo Ançelotit.

Përgjigja e De Laurentisit nuk vonoi shumë nëpërmjet një komunikate shumë të ashpër në faqen e klubit. “Klubi komunikon që pas sjelljeve të lojtarëve të skuadrës së parë gjatë mbrëmjes së djeshme, do të mbrojë të drejtat e saj ekonomike, të imzhit. Saktësojmë se përgjegjësinë e vendimmarrjes për ditët e grumbullimit e ka trajneri i skuadrës së parë, Karlo Ançeloti. Në fund, komunikojmë se do të ketë heshtje për shtyp deri në një vendim tjetër”.

Presidenti i Napolit qëndroi gjatë me avokat Grasanin, i gjendur shpesh prapë klubit për të përgatitur ndëshkimet ekonomike ndaj lojtarëve, që në këtë rast kanë ndërprerë me vullnetin e tyre grumbullimin e caktuar nga klubi. Por nuk ka përfunduar me kaq, e ardhmja e Ançelotit mbetet në dyshim. Presidenti po shesh mënyrën më të mirë për të shkuar në divorc me trajnerin.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb