Në Gjermani nuk kanë asnjë dyshim: Matthijs De Ligt ka zgjedhur Bayern Munich për të vijuar karrierën. Përfaqësuesit e qendërmbrojtësit holandez janë takuar me drejtuesit e Bayern dhe sipas Sky Sport palët kanë gjetur një akord total ndërmjet tyre. Nuk është mbyllur akoma marrëveshja me Juven pasi Bayern ofron 70 milionë euro ndërsa “Zonja e Vjetër” kërkon minimalisht 80 milionë, diferenca mes ofertës dhe kërkesës nuk është shume e madhe, pasi në mes futet dhe dëshira e lojtarit.

De Ligt
De Ligt

Në fakt edhe CEO i Bayern, Oliver Khan, la të kuptohet se De Ligt është një profil që i pëlqen shumë. As Juventus nuk humbet kohë pasi bardhezinjtë kanë gjetur menjëherë zëvendësuesin e tij.

La Gazzetta
La Gazzetta

Mediat italiane shkruajnë se Kalidou Koulibaly do të marr vendin e De Ligt në Torino. Qendërmbrojtësi i Napolit është i preferuari i trajnerit Max Allegri, drejtuesit janë takuar në Milano me agjentin e tij Fali Ramadani i cili gjithashtu kujdeset edhe për interesat e Milinkovic-Savic, një tjetër lojtar i preferuar nga Allegri. Koulibaly ka një kontratë që i skadon në 2023 dhe Napoli nuk pritet të rezistojë shumë. Juve i ofron 30 milionë euro kesh plus bonuse ndërsa për vetë lojtarin kanë gati 6 milionë euro neto në sezon.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb