Barcelona vijon të jetë e fiksuar pas De Ligt, lojtar të cilin Juventus ia rrëmbeu gjatë merkatos së verës. Ky fakt nuk ka zbehur aspak dëshirën e klubit blaugrana për të transferuar holandezin në “Camp Nou”, mik i ngushtë me De Jong dhe një lojtar që pëlqehet shumë presidenti Bartomeu. Dy klubet, Juventus dhe Barcelona, mund të futen në negociata, në një kohë kur “Zonja e Vjetër” ka kthyer vështrimin nga braziliani Arthur.

Mundo
Mundo

Sipas të përditshmes spanjolle “Mundo Deportivo”, emergjenca ekonomike që ka sjell Covid-19 mund të bëj që dy klubet të shkëmbejnë lojtarët pa qenë e nevojshme të shpenzojnë shuma të mëdha. Sipas “Mundo Deportivo”, Barcelona është vënë në kërkim të një qendërmbrojtësi, De Ligt është emri që i josh me shumë por nuk do të jetë aspak e lehtë t’ia rrëmbejnë Juves pasi holandezi është në qendër të projektit të Sarri. E vetmja gjë që mund të ndryshoj balancat është dëshira e vetë lojtarit i cili në sezonin e tij të parë në Serie A po has shumë vështirësi, shpesh duke e parë veten edhe në pankinë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb