Matthijs De Ligt mbetet një temë e nxehtë në shtëpinë e “Zonjës së Vjetër”. Sipas “Corriere dello Sport”, qendërmbrojtësi holandez ka përfunduar në shënjestrën e shumë klubeve të mëdha evropiane, klube që kanë mundësi të përballojnë kostot e këtij transferimi, sigurisht dhe pagën.

Chelsea është ekipi që po insiston më fort, te De Ligt shohin zëvendësuesin ideal të Rudiger. PSG gjithashtu e ka një opsion të pëlqyer, gjithnjë nëse nuk arrijnë te Skriniar. I njëjti diskutim edhe për Man.City, të gatshëm të investojnë për të siguruar shërbimet e tij. De Ligt ka një kontratë me Juven deri në 2024, ideja e drejtuesve torinez është ti ofrojnë një kontratë të re deri në 2026 por vetëm nëse pranon skonto në pagën e tij, aktualisht përfiton 12 milionë euro në sezon.

Corriere
Corriere

Në Torino së fundmi po shqyrtohet edhe një herë emri i Suarez, i cili dy vite më parë u përfshi në një skandal që bëri jo pak bujë teksa u falsifikua testi i tij i gjuhës. Ketë verë, Suarez mund të jetë sërish një opsion pasi Allegrit i duhet të sulmues tjetër, duke parë vështirësitë që përfaqëson blerja e kartonit të Moratës dhe largimi i Dybala-s.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb