Leonardo Bonucci akuzoi pak ditë më parë Mathhijs de Light për mungesë respekti ndaj Juves. Mbrojtësi De Ligt deklaronte se të rënditesh i katërti në kampionat me Juventusin është diçka që nuk mjafton. Hollandezi sqaron se fjalë të tilla nuk ishin një sulm.

“Nuk ishte një sulm ndaj Juventusit. Aspak. Do të kem gjithmonë respektin maksimal për këtë klub. Thjesht thashë atë që Juventusi mendonte. Që një klub i këtij niveli nuk mund të kënaqet me dy vende të katërta radhazi. Ishte thjesht një fakt që askush nuk mund të kënaqej me kaq, të gjithë duhet të rrisnim pretendimet, edhe unë” – tha ai.

Gwe

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: