Në një intervistë për Daily Mail aktori i Hollivudit Robert De Niro shprehet kundër presidentit Donald Trump dhe e sulmon hapur duke thënë: “Nëse Donald Trump do të hynte ndonjëherë në një prej lokaleve të tij, në mënyrë të menjëhershme do ta nxirrja jashtë”.

Sulmet që aktori De Niro i drejton Presidentit të Amerikës nuk janë ndonjë gjë e re. Ylli i Hollivudit, në tetor të 2016-ës ka dalë në gazetat e gjithë botës për shkak të një videoje të publikuar nga Fox News në të cilën e cilësonte Trump-in si një “derr” dhe thoshte se me shumë dëshirë do ta qëllonte me grushte në fytyrë.

(e.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb