Daniele De Rosi është një nga lojtarët më besnikë të skuadrës së Romës dhe këtë ai e ka shprehur hapur edhe në një intervistë për “Il Romanista”, teksa ka thënë:

“A e kuptoni se çfarë do të thotë të jesh një pjesë e Romës? Është një përgjegjësi shumë e madhe që të mban gjithmonë lart. Që do të thotë se nuk ke zgjedhje. Kur kam pasur në ta shkuarën oferta, ose kur ishim në prag të falimentimit, ose kur dikush thjesht të thërret ti nuk i përgjigjesh. Unë jam pjesë e Romës dhe pjesë e tifozëve të Romës. Unë, Daniele De Rosi jam pjesë e Romanistëve”.

Ka pasur shumë shtesa dhe shumë afrime…

“Ka pasur shumë afrime dhe të gjithë janë integruar mirë. Është një grup i mirë, ndihmon që të ketë lojtarë të rinj. I kemi pritur mirë dhe në një mënyrë pozitive. Kemi idetë e trajnerit, presidentit dhe të drejtorëve duke u mbledhur të gjithë bashkë. Është një grup i mirë, gjithsesi.”PanoramaSport

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb