Përvoja e parë e Daniele De Rossit si trajner përfundon me një shkarkim. Në Serinë B, Spal në fakt ka bërë të ditur se ka liruar nga detyra ish-mesfushorin e Romës.

Shkak për këtë vendim janë bërë rezultatet e dobëta, me De Rossin që kishte kohë disa muaj për të stabilizuar situatën e skuadrës jo vetëm në tabelë, por edhe  në fushë.

 

Në vend të tij vjen një tjetër kampion bote me Italinë në 2006. Massimo Oddo  ka nënshkruar kontratë deri në fund të sezonit me rinovim automatik në rast mbijetese.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: