Stefan De Vrij, qendërmbrojtësi i Lazio-s, ka folur edhe një herë për mundësinë e rinovimit me skuadrën kryeqytetase. Holandezi është treguar më shumë se i prerë, duke deklaruar se shanset për rinovim janë më pak se zero.

“Me Lazion e mbyll më 20 Maj, pas ndeshjes së fundit të kampionatit. Mundësitë e rinovimit me klubin bardhekaltër janë zero, ose më pak se zero. Drejtuesit e klubit nuk më flasin prej kohësh, por pavarësisht kësaj unë vijoj të sillem si profesionist, deri në ditën e fundit të kontratës time me Lazion”, deklaroi De Vrij.

Mediat italiane gjatë kësaj kohe kanë raportuar për skuadra të shumta të interesuara për shërbimet e holandezit, por besohet se Interi është një hap para të gjithëve dhe për këtë arsye De Vrij me shumë mundësi sezonin e ardhshëm do ta shohim me bluzën zikaltër.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb