Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula nga foltorja e Kuvendit ka folur për prezencën e DEA-s në Shqipëri.

Sula tha se SHBA-të janë të shqetësuar nga bandat e krimit në Shqipëri, teksa shtoi se denoncimet nga qytetarët do të vërshojnë.

“Pjesa më e madhe e njerëzve të caktuar që kanë pushtet politik dhe biznesi janë ata që kryejnë trafik të drograve të forta, ku nami i Shqipërisë ka dalë kudo në botë. Nami është hapur kudo. Siç është dhe rasti i hapjes së zyrës DEA në Shqipëri, pasi janë të shqetësuar. Po ju them që nga një bisedë që është bërë publike. Një urbanist nga Korça dike biseduar me një djalë 23-vjeç kishte 88 apartamente në Tiranë, që jeton Në Londër. Si shpjegohet që Bashkia Tiranë ka dhënë  2000 metër katror leje? Është e pamundur për të tjerët të blejnë banesa këtu. Po të flasë opozita ju thoni se po shpifim. Ju e keni ndjekur dhe e kane parë artikullin e ‘Financial Times’ . Është një media prestigjioze. Në 2013 i  bëri jehonë Ramës që do luftonte bandat e krimit, ndërkohë që sot po lulëzon. Ka banda kriminale që janë të përditshme në jetën e tyre kriminale, qoftë ato me vrasje me pagesë, janë kthyer në parësorë që japin fajde biznesmenëve, pasi dalin të faleminetuar. A ka logjikë ekonomike që një metër katror të jetë 3 mijë euro. Hapja e zyrës së DEA në Shqipëri, do të ndodhë e njëjta gjë si në Kosovë. SHBA-të janë të detyruar të hapin zyrën pasi janë të shqetësuar dhe të jeni të sigurt që do të vërshojnë denoncimet”, tha Sula.

Po ashtu, Sula foli dhe për ndryshimin e Kodit Rrugor në vend. Ai tha se ‘policia do të kapë fukarenjtë ose ata që bëjnë shkelje të vogla, ndërsa gangsterëve  nuk ka shanse ti ndalojë”.

“Aksidentet rrugore në Shqipëri, sidomos gjatë periudhës së pushimeve verore dhe dimërore janë bilance lufte në vend. Janë bilance lufte dhe të mos harrojmë se nuk ka mbushur javën, që në rrethrrotullimin e TEG-ut humbën jetën tre të rinj. Këtu që flitet për mjetet motorrike për s ai përket cilindatave të lartë. Edhe po ta bëni ndryshimin në Kodin rrugor, kjo do të reflektohet tek një pjesë, por djemtë e baballarëve politikanë dhe biznesmenë janë të privilegjuar ashtu siç janë çdo ditë në rrugët e Shqipërisë.

Ajo polici që thoni ju kap fukarenjtë ose ata që bëjnë shkelje të vogla, ndërsa të fortëve dhe gangsterët nuk i ndalon dje i ka shanset zero. Dje vura re se sigurisht mjetet që kanë timon anglez, mjetet me fuqi motorike dhe shpejtësi të lartë, saqë dhe targat e tyre me bënë përshtypje ‘Droga 63”, Si ka mundësi që nuk i sheh kush dhe nuk i ndalon”, tha Sula.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb