Një debat i fortë ka ndodhur gjatë emisonit “Opinion” mes avokatit Spartak Ngjela dhe pedagogut Mark Marku teksa diskutonin për rolin e veprës së Dritëro Agollit në letërsinë shqiptare.


Teksa Ngjela pohoi se ishte Maksim Gorki, ai që kishte sjellë teorinë e realizmit socialist, Marku e ka kundërshtuar duke i thënë se “nuk merr vesh nga letërsia”. Sipas Markut nuk është ashtu historia.

Në atë moment Ngjela është nxehur duke shtuar: “Ore do më lësh të flas se nuk e drejton ti emisionin”,- ndërsa Marku ka vijuar edhe më tej t’i thotë: “Po s’ke lidhje me letërsinë”.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: