Kombet e Bashkuara kanë filluar një debat mbi përdorimin e të ashtuquajturve robotë vrasës, shkruan The Guardian.

Objektivi është përcaktimi i karakteristikave të armëve vdekjeprurëse autonome. Organizmi ndërkombëtar hapi negociatat mbi këtë temë vitin e kaluar dhe ra dakord ta vazhdonte edhe pse përdorimi i armëve të tilla mbetet një perspektivë e largët.

Ata që mbajnë një qëndrim kritik thonë se koha po mbaron dhe se e kritikojnë organizmin që sponsorizon këto bisedime, bindjen për disa armë konvencionale si dhe për faktin që po lëviz ngadalë.

“Tani është një debat më i përqendruar” – u shpreh Richard Moyes, themelues i fushatës Stop Killer Robots. – “Kombet po i rikthehen çështjes së përshkrimit të nivelit të kontrollit njerëzor që nevojitet mbi këto sisteme (armë vdekjeprurëse).”

Për Moyes, anëtar i fushatës ndërkombëtare për eliminimin e armëve bërthamore, është kryesore që shtetet të bien dakord që një njeri që përdor çfarëdo arme të dijë se ku do të përdoret realisht forca dhe se kur do të aplikohet.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: