Kreu i Grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla sqaroi në studion e emisionit “Dritare me Rudinën” në News 24 se çfarë do ndodhë në seancën e së enjtes, duke e bërë fakt kërkesën që mban firmën e 35 deputetëve të PS-së për shkarkimin e Presidentit Meta. Ai tha po ashtu se në fillim të shtatorit do të jetë bërë funksionale edhe Gjykata Kushtetuese. E ndërsa Balla fliste, pati një ndërhyrje nga gazetari Ylli Rakipi. Mes tyre u ndezën sërish replikat.

“Rezoluta ka rëndësi specifike për të qartësuar dhe për të rishprehur që në Republikë institucioni më i lartë është Kuvendi që ndan qasjen e vetë ndaj këtij akti të paprecedent që Presidenti bëri, të anulojë zgjedhjet e 30 qershorit. Ne grupi i PS mbështetur në kushtet e përcaktuara nga Kushtetua do dorëzojmë kërkesë me më shumë se 35 firma deputetësh për fillimin e procedurës për shkarkimin e Presidentit. Do e njoftomë në seancën pasardhëse. Kryetari ia bën të njohur shkelësit, në këtë rast President. Të jemi të sigurt se në fillim të shtatorit do kemi Gjykatë Kushtetuese funksionale për të vepruar”, tha ai.

DEBATI I PLOTË
Ylli Rakipi: E marrim që ti je ligji vetë…

Taulant Balla: As ligji, as drejtësi

Ylli Rakipi: Kryetari partisë suaj i ka bërë letra për dialog Lulzim Bashës, pse nuk dialogon tani që Presidenti thotë hajde bëni dialog?

Taulant Balla: Për çfarë?

Ylli Rakipi: Për krizën

Taulant Balla: S’ka krizë

Ylli Rakipi: Të parat i ke marrë siç po të dalin, me rri edhe këto t’i gëzosh (zgjedhjet)

Taulant Balla: Zgjedhje më të mira se në 2017 nuk ka pasur ndonjëherë Shqipëria

Ylli Rakipi: Si mo? Zgjedhje të mira? O Taulant me çamët e Dibrës…

Taulant Balla: Të lutem kujdes me fjalët se çamët janë njerëz të respektuar

Ylli Rakipi: Po normal, kam miq më shumë se ju mes çamëve

Taulant Balla: O Ylli unë ta qaj hallin, ore kur humbet analiza…

Ylli Rakipi: Mos i personalizo gjerat, se njeri nga ne do ngihet nga këtu…

Taulant Balla: Analiza politike bëhet duke hequr inate personale

Ylli Rakipi: Këto janë inate që ti ke blerë vota? je kap me presh në dorë.. Qetësi të madhe ke fituar Taulant, ruaju nga kjo qetësi…bëj kujdes…çka të gjallë mbi këtë tokë i blen ai (Rama) tani i kanë dalë lakrat as me Zotin nuk i mbulon dot më ai..

Taulant Balla: Unë nuk pranoj të fyeni Juncer

Ylli Rakipi: Ky është i qetë fare

Taulant Balla: Vij nga një takim elektoral në Gramsh ndaj jam i qetë

Ylli Rakipi: Çfarë të thanë?

Taulant Balla: E rëndësishme është që popullit nuk ia heq njeri të drejtën për të votuar

Ylli Rakipi: Ore je bërë kaq i urtë ti, duket se kjo marrëveshja e fundit ju shpëtoi…me këtë që bëri Meta flas

Taulant Balla: Lidhu me fallxhoren dhe pini një kafe…

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb