Të ftuar në “Open “ në News24, ish- zëvendës ministraj Edith Harxhi dhe Arben Pëllumbi deputet i Partisë Socialiste, patën një debat në lidhje me deklaratat e sotme të kryeministrit Edi Rama, i cili e quajti Europën “nusja” ndërsa Ballkanin një “burrë” me probleme.

Harxhi tha se përgjigjen për “dasmën europiane” kryeministri Rama e ka marrë nga komisioneri Varhelyi.

Edith Harxhi: E mori përgjigjen për dasmën europiane” nga Varhelyi. Në lidhje me gjenocidin..

Arben Pëllumbi: Është shumë e shëmtuar kjo që po bëni ju dhe ajo pjesë e PD që përfaqësohet nga Rithemelimi. Doni të përdorni Parlamentin e shqiptarëve për provokime të shëmtuara. I keni furnizuar me naftë.
E mban mend kur është bërë Srebrenica?
Korrik i ’95. Kush e drejtonte PD dhe shqiponjën ku u akuzuam në OKB se thyem embargon? Turp të keni nëse mendoni se do të vini në pushtet kështu. Është shumë e turpshme. Nuk keni për të fituar asnjëherë, asnjë pikë nuk fitoni.

Edith Harxhi: I jeni lëmoshë Vuçiçit buzëqeshje dhe alegoritë e Ramës. Për mua është po aq e turpshme sepse po ta vini re nga deklaratat e Ramës, ai synon të krijojë “europën” brenda nesh. A jeni ulur të kuptoni pse e ka quajtur Open Balkan dhe jo Open Balkans siç është në anglisht. Emri vjen nga serbishtja.

Arben Pëllumbi: Ne në shqip e kemi Ballkan i Hapur.

Edith Harxhi: Open Balkan nuk është fjalë në anglisht sepse është përthyer nga serbishtja. Nuk është puna e përkthimit por si përdoret. Këtu nis se është nismë e Vuçicit. Është futje në ish Jugosllavi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: