Situata në rajon ka ngritur tonet mes të ftuarve në emisionin “Open” në News24 me gazetaren Eni Vasili.

Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu ka debatuar me Bardhyl Kollçakun, ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, në lidhje me atë që vendi ynë mund të bëjë për një rajon më të sigurt dhe për të mbrojtur Kosovën në rast të një sulmi serb.

Pjesë nga debati në studio:

Mediu: Sot FA kanë planizmin e brendshme të integruar me atë të aleancës. Ne nuk do e kemi planin e mbrojtjes në rast të aktivizimit të artikullit 5.
Ushtria ka planet e veta të integruara. Shqiptarët të kuptojnë që nuk janë në NATO për të bërë foto por për të marrë përgjegjësi.

Kollçaku: E kanë bërë edhe kur keni qenë ju.

Mediu: Pse Serbia sot harxhon 3 përqind të buxhetit për ushtrinë?

Kollçaku: Do sulmojë Kroacinë?

Mediu: Ajo që ndodhi në veri të Kosovës duke çuar trupa ushtarake nga Serbia nuk është për tu marrë lehtë.

Kollçaku: Mbrojtja e territorit është detyrë e KFOR pastaj FSK.

Mediu:Unë flas si shqiptar. Çdo lëvizje në Ballkan tregon riaktivizim të konflikteve të vjetra. i vetmi vend që nuk flet hapur për atë që po ndodh në Serbi është Shqipëria.

Ç’qëndrim ka mbajtur Shqipëria në samitin e fusni?

Kollçaku: Nuk kemi qenë ndonjëherë kundër Kosovën, mos tundni kartën e nacionalizmit.

Mediu: kam shpresuar që si ushtarak të jesh më nacionalist se unë. Si vend anëtar i NATO ke përgjegjësi për veten dhe sigurinë në rajon. Jo vetëm se Kosova është shqiptare por edhe

Kollçaku: Kemi plan të përbashkët mbrojtje me Kosovën që ju nuk e dini në rast të një sulmi mbi Kosovë.

Mediu: Mos nxirrni sekrete

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb