TIRANE- Gjatë diskutimeve për betimin e djalit të ish-Kryeministrit, nënkryetari i këtij komisioni Arben Ristani debatoi ashpër me deputetin e PS-së Ulsi Manjën

Ndërsa Manja lexoi tekstin e betimit që duhej të përsëritej nga Shkëlzen Berisha, Ristani ndërhyri duke thënë që Taulant Balla nuk mund ta drejtonte komisionin, pasi sipas tij, është në konflikt të hapur interesi.

Ristani madje reagoi ashpër ndaj Ulsi Manjës, që përsëriti dy herë tekstin e betimit. Situata u tensionua kur Ristani e quajti “papagall” deputetin e PS-së Ulsi Manja.

Debati mes të dyve u zhvillua në momentin që djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzeni nuk pranonte të dëshmonte para Taulant Ballës, por donte që komisionin ta drejtonte Ulsi Manja.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: