Sokol Azizaj avokat i Alqi Bllakos ka debatuar me gazetaren Klodiana Lala në lidhje me rolin e Alqi Bllakos tek Inceneratorët dhe favorizimin e kompanisë së Klodian Zotos në këmbim të punësimit fiktiv të të atit.

Pjesë nga debati:
Avokati: Akuzat variojnë në 2 momente që nuk kanë pasoja financiare.
Sa i përket dëmit të shkaktuar shtetit me 16 mln lekë të reja, gjetja e Prokurorisë së Posacme se i është dhënë ish pronarëve për shkak të një ngatërrimi nocioni tokë truall me tokë bujqësore. Ritheksoj se kur KKRTSH ka pranuar faktin që toka ku do ndërtohej inceneratori, toka bujqësore kthehet në truall. në këtë kuptim nuk i është krijua dëm shtetit, sepse nëse do ishte krijuar bashkia Fier do i drejtohet organeve të drejtësisë.
Së dyti, prodhimi i akteve administrative që i kanë shkuar Ministrive të tjera.
Punësimi i babait të tij nuk ka lidhje fare me postin e tij si Sekretar i Përgjithshëm, ka qenë në Presidencë shef kabineti në momentin e emërimit.

Lala: Ka bërë të gjitha procedurat dhe SPAK thotë që ka favorizuar kompaninë e Zotos dhe është shpërblyer

Avokati: Jeni vajzë e zgjuar dhe vajzë shumë e mirë.

Lala: ka ligj por edhe moral në këtë histori. Bllako ka kopsitur dokumentet. Nuk e përtyp dot që babai i tij të marrë para ndërsa SPAK thotë s’ka qenë asnjë ditë në punë. Punën e ka bërë dikush tjetër paratë i ka marrë ai.

Avokati: Klodi po flet si Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë.

Klodiana Lala: Unë mbroj interesin publik

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb