Vijon debati në distancë mes Luan Ramës dhe Edmond Panaritit.

Pas reagimit të gazetarit Luan Rama për qëndrimin e këshilltarit të presidentit Ilir Meta, mbi statusin dhe gjendjen shëndetësore të kompozitorit Limos Dizdarin, vjen reagimi nga Panariti.

Ky i fundit përmes një postimi në rrjetin social ‘Facebook’ i kundërpërgjigjet atyre që i cilëson; ‘minj’. Sipas Panaritit, është në natyrën e minjve që të nxitojnë dhe të gjejnë strehën e radhës.

REAGIMI I PANARITIT
Për minjtë dhe moralin e tyre!
Edhe nga profesioni di që në prag përmbytjesh, ata që largohen të parët nga ngrehinat janë minjtë, të cilët nxitojnë të gjejnë strehën e radhës.
Nuk ja vlen t’u kushtosh vëmendje, është në natyrën e tyre.
Por përmbytjet megjithatë ndodhin dhe dikush i sfidon, përballet dhe dikush fshihet dhe struket.
25 Korriku po vjen, ju ftoj të ndiqni sonte në top Channel, Presidentin për më shumë.

REAGIMI I LUAN RAMES
Gazetari Luan Rama reagoi sot në lidhje me deklaratat që bëri Panariti për kompozitorin e njohur Limos Dizdari, i cili ndodhet i shtruar në spital në gjendje të rëndë. Përmes një mesazhi në rrjetin social ‘Facebook’ Luan Rama pohoi se do ta mëshironte Panaritin nëse do të fliste me fjalët e tij gjatë prononcimit për mediat. Duke mos u kursyer me fjalët, gazetari tha se; “Arsyeja se pse nuk e mëshiroj mjeranin e ndërsyer Edmond Panariti, lidhet pikërisht me të qenurin i ndërsyer.”.

Kujtojmë se Luan Rama dje bëri thirrje që qeveria të ndihmojë kompozitorin, ndërsa shtoi se; “Edhe pse Limos Dizdari nuk është “Nderi i Kombit”, ndërkohë që këtë nderim të lartë shtetëror e kanë marrë edhe “artistë” tallavaje e mejhanesh pa asnjë kontribut, e madje edhe organizata kriminale, shteti ka detyrimin të dëshmojë përkujdesjen maksimale.”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: