Arben Ristani ka kritikuar kreun e PD, Lulzim Basha në mbledhjen e Këshillit Kombëtar. Ristani thotë se Basha ka humbur 3 herë, teksa edhe njëherë që ka fituar të gjithë e dinë se si ia doli.

Sipas gazetarit Osman Stafa, Ristani deklaroi se me këtë mënyrë drejtimi PD humbet prap, prandaj partia duhet të bëhet më demokratike.

Ai thotë se duhet nisur një analizë pasi po vijnë zgjedhjet lokale dhe ai ka frikë se PD do të humbasë sërish.

 

‘’Mund ta duartrokasim sa të duam kryetarin apo atë që mbështet kryetarin por dhe 4 vjet të tjera jemi në opozitë. Duhet të kemi shpresë të fitojmë pas 4 vjetëve dhe jo të vijmë prapë këtu si sot.

Nga Rama nuk presim asgjë tjetër. Rama i tillë mbetet.

Kryetari ka thënë se “po ma hodhe njëherë është faji jot, po ma hodhe dy është faji im. Tani meqë ta hodhi dy herë, ik.

Ke humbur tre herë. Dhe një herë që fitove e dimë të gjithë si fitove.

“më duket i nxituar dhe i shpejtë ky proçes. Më duket si projektuar për të mbaruar punë shpejtë e shpejtë. Me këtë mënyrë drejtimi do humbasim prapë. PD duhet të bëhet demokratike. Rama nuk mundet me të njëjtin model. Mundet vetëm me modelin e demokratit, duke i nxjerrë njerëzit në zgjedhje dhe duke i frymëzuar ata.Le ta nisim analizën por nuk ecet kështu. Vijnë zgjedhjet lokale dhe kam frikë se do humbasim prapë”- tha Ristani.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb