Ka përshkallëzuar në debate mbledhja e Komisionit Hetimor për aferën e inceneratorëve.

Gjatë mbledhjes, Kryetari i bashkisë së Fierit, Armando Subashi ka debatuar me Kryetaren e Komisionit Jorida tabaku, pasi kjo e fundit iu drejtua lidhur me një raport , duke u shprehur se për të nuk është zyrtar, por mund të jetë përgatitur nga kushdo, apo edhe nga familjarë.

Përmendja e familjarëve ka bërë që Subashi të revoltohet, duke i bëri thirrje Tabakut që të tërheqë pas fjalët.

Pjesa nga debati:

Subashi: Unë nuk do reshtja së kërkuari pranë qeverisë që për fat të mirë ishte qeveria socialiste, por edhe nëse jo sa kohë do të isha kryetar në Fier do të kërkoja papushim investime në këtë zonë. Fakti që për 50 vite ajo fushë mbetje ishte aty është tregues i qartë i gjithë kësaj situate.

Tabaku: E pamë të gjithë që funksionon, prodhon energji…

Pyetje: A mendoni se ndërtimi i impiantit të mbetjeve në Fier ka sjellë impakt në anën shëndetësore?

Subashi: Patjetër që ka sjellë impakt pozitiv.

Këlliçi: A duhet të hapej nga e para e gjithë procedura?

Subashi: Nuk mendoj që vlera e shpronësimit ka ndryshuar…Nuk kemi pasur një vlerë…Nëse impianti do të ndërtohej në fshatin Byet do të shpronësohej toka. O zonja kryetare ju merrni një vendim, nuk ka asnjë problem, por në fshatin Byte nuk ka pasur një vlerë shpronësimi zyrtar, sepse nuk u arrit të shkohej deri tek vlerësimi dhe Këshilli vendosi të mos bëhej më aty.

Tabaku: Ai për ne nuk është raport zyrtar…Mund të jetë raport i bërë nga dikush apo edhe nga familjarë.

Subashi: Nuk jam marrë me familjarët e tu, po të duash mund të merrem, tërhiqeni fjalën..

Tabaku: Nuk ka lidhje me ju fare…

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: