“Investimi 28 mln euro Kumbaro e quan ‘pikë e vogël’, kështu u shpreh deputeti i PD Agron Shehaj në fjalën e tij në Kuvend në interpelancë e kërkuar në Kuvend.

Shehaj është shprehur kritik edhe ndaj qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama duke shtuar se nuk po punojnë për shqiptarët por për t’u pasuruar.

“Ju zonja ministre e dinit shumë mirë se çfarë kishte brenda Parkut. Ndërkohë Rama zvogëloi hapësirën e Parkut të Butrintit me VKM”, tha ai.

Po ashtu ai theksoi se shteti është i kapur dhe se sipas tij ministrat pasurohen me lejen e Ramës.

Unë ju thirra për interperlancë për çfarë ju takonte juve, për zvogëlimin e asaj pjese të vogël. Ju u vutë në shërbim për të pasuruar sekretarin e Përgjithshëm të PS. Tani më thuaj e keni propozuar apo jo ju zvogëlimin e Butrintit. Mos vini këtu duke na bërë moralin e duke thënë Mos i ngatërroni hajdutët me sipërmarrësit. Mos na bëni moral tani mbi sipërmarrësit e ndershëm. Dilni ju garant për ‘Alb Starin’ apo për Gjiknurin. Çfarë prova do më shumë moj zonjë…Adresa e andi shpk., është shpallur investitor strategjik. Paratë që vidhni janë paratë e qytetarëve. Ky është thelbi. Çfarë dreqin do më shumë ti…E keni parë inceneratorin apo jo, po aty nuk po vidhen me qindra mijëra euro. Bëhuni seriozë”, tha ai.

Në replikën e tij, Gjiknuri i është përgjigjur deputetit Shehaj se çështjen do ta ndjekë në Gjykatë dhe për këtë duhet të përgjigjet në Gjykatë.

“Unë do ta quaja idiot i dobishëm. Thërret ministren për shpjegime. Ti zotëri për këto budallallëqe që ti thua që merresh me kushërinjt e mi. Ti je në Gjykatë të Tiranës për këtë çështje dhe ke marrë një njoftim se nuk ke paraqitur prova. E para ai nuk është djali i xhaxhait tim. Tani t’i para ke. Ty ta ngrenë topin dhe të marrin paratë. Atë punë ke ti…Për këtë çështje takohemi bashkë në Gjykatë. Të kanë gjetur me para dhe të përdorin”, tha Gjiknuri.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb