Mbledhja e Komisionin Hetimor për zgjedhjet e 25 prillit, u shoqërua me debate mes deputetit Ervin Salianji dhe deputetes socialiste Blerina Gjylameti.

Depati mes tyre nisi për etikën, ku deputetja Gjylameti bëri thirrje që Salianji të ruajë etikën ,pasi në fjalën e tij në mbledhjen e sotme, sipas saj e tejkaloi atë.

Pjesë nga debati:

Salianji: Pavarësisht ilaritetit dhe situatave që krijohen , jo çdo budallëk duhet ti japim solemnitet të madh. Ashtu si edhe veprimtaria e Komisionit normohet dhe përcakton që kontrolli duhet të jetë i veprimtarisë  të organeve të administratës publike dhe pushteti vendor, nëse do të hapim kërkesat për informacion tek partitë politike edhe ne do të kemi kërkesat tona pastaj sidomos aty ku është dyshimi ynë më i madha se është kryer vepra penale  shpërdorimi dhe vjedhjes së i zgjedhjeve. Pra është mirë që vijnë kërkesa nga PS drejtuar palës kundërshtare, padiskutim që edhe ne do të kemi kërkesat tona qoftë për informacion. Këtë të solemnitetit e kisha sepse edhe mënyra e të thënit të disa të vërtetave, bërë me një tonaliteti prokurorial padiskutim që duket sikur jep seriozitetin e duhur për të qenë akuzatorët të palës tjetër. Mendoj që këto duhet të thuhen pak më me stil

Gjylameti: Që në krye të herës keni qenë personi që na keni bërë thirrje për të ruajtur etikën, besoj që Salianji në rastin konkret i tejkaloi të gjitha. Nëse dikush përdor tonalitet të caktuar tek shprehet për kërkesën është çështje vetiake. Besoj që nuk i shkon këtij Komisioni përdorimi i një lloj gjuhe që është fyese për kolegët. Përkundrejt asaj që u tha mund të kisha shumë gjëra për të thënë sa herë që zoti Salianji apo kolegë të tjerë marrin fjalën dhe përdorin diksion të ndryshëm për çështje të caktuara…Ndërkohë nuk e bëjmë një gjë të tillë për të respektuar palët. S’ka qenë asnjëherë e mbyllur as kujt do ti drejtohemi me kërkesa, por në respekt të objektit të Komisionit Hetimor. Besoj që këto komentet e fundit duhet ti kishim lënë.

Alibeaj: Mos më detyroni që në këtë mbledhje të filluar mbarë… të mos arrijmë ta administrojmë…Kërkoj pak më tepër kufizim, ftesa është për gjithsecilin të tregohemi korrektë. Secila nga palët ka të drejtën për të kërkuar dhe hetuar… Për caktimin e mbledhjes së ardhshme të Komisionit, Alibeaj propozoi që mbledhja tjetër të zhvillohet ditën e mërkurë ora 17:00 Në pikën tre realizuam emërimin e pesë ekspertëve.

Salianji: Respekti fitohet nuk dhurohet.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb