Shqiptarët që braktisin vendin dhe ikin në emigrim, kanë përballur sot në debat në “Open” anëtarin e Kryesisë së PD, Aldo Bumcci dhe gazetarin Dritan Hila.

Pjesë nga debati:

Hila: Kemi shumë shqiptarë me letra në perëndim. I mbajnë për arsye shëndeti, që të kenë letrat gjithmonë të kenë një derë dalje rreziku por jetojnë në Shqipëri. Me të dhënat e INSTAT-it 2011-221 kanë ikur 470 mijë veta dhe janë kthyer 250 mijë veta.

Ka një ikje të Shqiptarëve por nuk është në situata dramatike. ka njerëz që shkojnë aplikojnë, nuk fitojnë kthehen, rrinë tre muaj dhe kthehen, bëjnë bashkim familjar..
Ikin sepse në Shqipëri nuk i kanë kushtet, duan mirëqenie, arsim dhe shëndetësi të mirë. Vjedhja e trurit, shumë specialistë nuk arrijnë të sigurojnë përfaqësimin profesional këtu si të vende të tjera. Faktorë që nuk ka qeveri që i frenon në një 10 vjeçar.

Shohin që Rama e ka bërë baltë, por pas tij vijnë dy njerëz që kanë 30 dhe 32 vite në politikë.

Bumçi: Numri më i lartë është 2015, sepse e panë si u soll 2014-2015.

Hila: E di që ke shpresë ke Saliu dhe të duket rinor për ta futur tek 100 metërshi për të garuar por shqiptarët nuk e shohin Saliun si shpresë. Më tregon Saliun ti mua…

Bumçi: Ka 10 vite Edi Rama, kjo nuk ka kuptim.
Hila: I pamë duke u hedhur në erë në Gërdec edhe thua u kthyen në 2009. Një ndër arsyet e mëdha që njerëzit nuk rrinë në Shqipëri është se nuk shohin shpresë. Mungesa e saj vjen nga opozita. Ramën e përmbysin brenda 6 muajsh nëse duan, por nuk ju shkon në mendje kur shohin kë ka përballë. Thonë më mirë krisim e ikim sa të gjejnë llafen këta.

Bumçi: Vendi është zbrazur. Rama nuk tha kurrë ç’duam të bëjmë për ta. Qytetet janë kthyer në qytete fantazmën. Ul taksa, ngri pagat e pensionet, mos vidh me koncesione.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: