Vendimi i KQZ për mos regjistrimin e PD për zgjedhjet lokale të 14 majit, ka ashpërsuar tonët mes të ftuarve në “Open” në News24.

Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike ka debatuar me gazetarin Mentor Kikia dhe analistin Agim Baçi.

Pjesë nga debati në studio:

Baçi: Zvarritja ka banalizuar jetën në PD, por do ishte e ndershme nga Berisha që mori përsipër të bashkojë opozitën, të mos luftojnë me gjykatën e të gjejnë një rrugë politike për të bërë bashkë opozitën.

Bumçi: Prano ku është shumica

Baçi: E ka Berisha. Ajo që më shqetëson mua është që Berisha nuk ka treguar vullnet për tu bashkuar. Përgjegjësia i takonte atij

Bumçi: Bashkimi është temë tjetër nga vendimi i gjykatës.

Kikia: Berisha ka qenë i përgatitur pasi edhe pa u marrë vendimi kishte gati planin e koalicioneve
Bumçi: Nuk kemi hyrë pa koalicione

Kikia: Nuk është njëlloj nuk ke logo
Bumçi: Koalicioni ka logon e vet

Kikia: në PD kanë qenë të qartë për këtë skenar ndaj Berisha mendoj se nuk priste të regjistrohej sepse nuk mund të firmosi një dokument e ta dërgojë në KQZ. Surpriza është tek këto të tjerët ndaj kanë shpërthyer sot.

PD nuk e vendos as gjykata as ne, por duam apo jo një parti nuk është kuvendi i burrave që mblidhen kë bytha e rrapit në fshat e thonë jemi ne. Ka nevojë për letra.
Bumçi: Kemi depozituar në gjykatë gjithçka

Kikia: Shumicë në PD është ajo e drejtuar nga Berisha, por me apo pa të drejtë, në mënyrë të qëllimshme apo jo, në Gjykatën e Tiranës kryetar i PD është regjistruar Basha.

Bumçi: Ka dhënë dorëheqjen publikisht.

Kikia: Ore le të vrasë veten ai

Bumçi: Nuk ka delegim kur jep dorëheqjen.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: