Historiani dhe pedagogu Marenglen Kasmi i ftuar në emisionin “Open”News24 foli për dokumentet e publikuara për floririn që mori Mbreti Zog.

Kasmi u shpreh se Shqipëria mbahej nga huat që merrte nga Italia dhe se Mbreti Zogu I e kishte mendjen të pasurimi i tij dhe nuk shihte se çfarë bëhej pas.

Pjesë nga debati në studio:

Kasmi: Si në arkivin e shtetit është e mirë vërtetuar se si funksiononte kjo qeveri. Paratë italiane kanë qenë prezentë në formë bakshishesh. Kur u hapën bankat, në Shqipëri nuk kishte asgjë. Personi që është marrë me këtë çështje thoshte se kishte marrë 1 milion franga. Shqipëria mbahej nga huat që merrte nga Italia. Marrëveshja e parë ishte me 560 milion franga dhe interesi ishte 7%. Shteti shqiptar mbahej me para italiane. Mbreti e kishte mendjen te pasurimi dhe nuk shihte se çfarë bëhej pas. Korrupsioni ka qenë galopant.

Basha: E shihni si i majtë. Keni frikë të thoni e donim Enverin. unë nuk kam frikë të them e dua Zogun.

Kapri: Ka investuar Italia në Shqipëri.

Basha: Në vitin 2001 ka shkruar për 4 vrasje, kam hyrë në arkiv dhe kam gjetur dokumente të tjera. Natyrisht që do kërkonte hua. Normal që shkoi te Italia se nuk kishte interes territorial pasi ishte deti në shtet.

Kapri: Zgjedhja e Zogut ka qenë Britani jo Italia, por s’kishte mundësi.

Bido: S’ka figura që janë bardh dhe zi. Kur vjen fjala për Zogun, konsensusi i Zogut është se ka kontribut në ndërtimin e shtetit.

Kasmi: Çfarë formimi? 83% e popullit ishte analfabetë.

Basha: Ju keni burgosur mbi 30% të popullit. Kanë vjedhur komunistët, madje kanë vrarë.

Bido: Debati publik ne tentojmë të mbajmë anë. Në debatin akademik jemi këtu. Kur bëhet fjalë për arin shqiptar është një histori e dhimbshme.

Kapri: Fan Noli mori ar kur iku.

Kasmi: Gabim ka bërë.

Kapri: Ti bëjmë vetting tani.

Kapri: Ku shkoi ky ar? Kemi nevojë për një transparencë. Zogu nuk kishte sasi të mëdha. Ai ka shpenzuar dhe nga xhepi i tij.

Kasmi: Kur janë para për administratën nuk mund ti marrësh.

Kapri: Zogu ishte legjitim.

Kasmi: Shqipëria humbi pavarësinë e saj më 7 prill të 1039.

Basha: Kush e kishte legjitimitetin 1939-1944?

Kasmi: Nuk kishte legjitimitet në atë kohë. Në Shqipëri nuk flitet për një shtet sovran ,por një shtet që ka humbur legjitimitetin pasi nuk u njoh nga asnjë vend.

Bido: Është fatkeqësi e jona që nuk u njoh Zogu.

Basha: Deri më 11 janar të vitit 1946 Shqipëria ka qenë Mbretëri.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb