Zëvendës ministri i Financave Besart Kadia dhe aktivisti Arlind Qori, të ftuar në emisionin “Open” në News24, kanë pasur një debat në lidhje me masat e marra nga qeveria për të zbutur efektin e rritjes së çmimit për produktet ushqimore dhe karburantit.

Besart Kadia: Çdo rritje pra inflacioni i bën qytetarët të kenë më pak fuqi blerëse. Këto muaj me rritje çmimesh ka disa shtresa që janë më shumë të ekspozuara. Ndaj është bërë edhe paketa e parë sociale me 30 mijë lekë të vjetra në muaj për të amortizuar rritjen. Rritja nuk është politikë e gabuar e jona dhe mund të ndryshojë me ndryshimin e qeverisë. Duhet të kuptojmë thelbin e një inflacioni që është global. Maqedonia 12 përqind inflacioni, Serbia po njëlloj, Rusia si superfuqi 18-20 përqind etj. Çdo shtet ka situatën e vet dhe mundohet të përgjigjet. Përgjigja ka qenë e qartë që dëmi nëse do të rritej energjia elektrike do të kishim shumë njerëz në rrugë.
Preken kryesisht të varfrit dhe ajo ka mbetur e njejtë. Janë shkurtuar shpenzime që të mbahet ky çmim energjie.
Është prezent inflacioni në buke miell naftë vaj ushqime, gjithçka është rritur.

Qytetarët janë përballu me çmimet e rritura, por nuk ka ndodhur për ndryshim politikash dhe e dyta nuk është qeveria që vendos inflacionin por Banka Qendrore. E jona nuk ka bërë asnjë politikë në fakt që ka krijuar këtë situatë por është një situatë e importuar.

Rritja e normave në SHBA na ndikon edhe ne dhe nëse rriten në Europë do çorientohet dhe dështon në pak muaj ekonomia shqiptare nëse rrisim shpenzimet sociale.

Nëse qeveria prodhon miellin dhe e rrit çmimin ka faj qeveria por nëse prodhohet në Rusi e Ukrainë, reflektohet në çmim. Është e përbotshme ndaj si ekonomi e vogël që jemi dhe jo prodhues të shumë produkteve…

Çdo herë që kemi rritje të çmimeve, nëse është një periudhë 1 ose 2 vjeçare jame sigurt që njerëzit do të jenë jo vetëm në vështirësi por do të ketë vështirësi për tu ushqyer.

BQSH po mundohet të mbajë gjithçka nën kontroll. Nëse ka të bëjë me taksa apo politikat fiskale do merrnim masa.

Alind Qori: Do të bëj një analogji, njëri që e lag shiu thotë e ka fajin shiu ndërsa dikush tjetër pyet pse nuk ke çadër pse nuk ke marrë masa. Prodhimin miell dhe naftës pse nuk e bëjmë më.
Krizat nuk shkaktohen nga faktorë jashtë kontrollit tonë por se nuk kemi marrë masa për ditën e keqe.
Lufta mund ta zgjasë disa vite.

Besart Kadia: Thatë që vajta përballë Kryeministrisë por nuk kam asnjë kërkesë.

Alind Qori: Përdor imagjinatën të kuptosh metaforën.

Besart Kadia: Imagjinata ime mund të mos jetë në avantazhin tënd. Çfarë kërkesa ke që qeveria të ndihmojë?

Alind Qori: Kuptoje pak metaforën se nuk jemi në klasë të parë, as qytetarët nuk janë në klasë të parë se ndryshe nuk do të na shohin.

Kriza mund të vijojë gjatë. Pse nuk kemi një model ekonomik që mund të përballonte më mirë krizën?

Besart Kadia: Çfarë do të thotë?

Alind Qrri: Bëhu më i edukuar. Bëhu i duruar. Të siguroj që do të mbajnë në punë edhe pas këtij debati

Besart Kadia: Këto batutat…

Alind Qori: Masat e marra nga qeveria janë 0.3 përqind e PBB.

Besart Kadia: Sapo the diçka që nuk është e vërtetë. Do të bësh një debat…

Alind Qori: Mos ke frikë nga kjo që po them, sot zv ministër, sot në një parti, nesër në një tjetër, nesër më thua me merr në partinë tënde.

Besart Kadia: Vetëm tek ty nuk do të vi kurrë.

Alind Qori: Kur të bëhemi aq të pushtetshëm të jesh i sigurt që do të vish

Besart Kadia: Do të thotë që po e bën protestën për pushtet? Ndaj nuk ka njerëz atje?

Alind Qori: Pse zukat? Më lër të flas.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb