Kryeredaktori i “Gazetës Shqiptare” Erl Murati dhe nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili, kanë debatuar me njëri-tjetrin në studion e “Real Story”, në “News 24”. Murati tha se marrëveshja PD-LSI, dihej më herët që do të donte dhe në këtë pikë, ai tha se më me interes do të ishte të flitej mbi strategjitë që do të ecej.

Nga krahu tjetër Vasili theksoi se ndërhyrjet do të jenë ndër të tjera në ekonomi dhe situatën kaotike që ndodhet sot bota, si pasojë e pandemisë së COVID-19

Pjesë nga debati:

Erl Murati: Kjo është një marrëveshje ku 6 nga 12 pikat është prioritet kjo, ajo. Unë do të kisha pritur të kishte terma më konkrete. PD dhe LSI koalicionin e kishin thënë më herët.
Petrit Vasili: Në reformën në drejtësi kam dhënë 140 vota. Nuk e votonim nëse kishim kontestime.

Erl Murati: Zoti Basha thotë që do e çojmë përpara. Ju e keni atakuar, hape googl-in.

Petrit Vasili: Jo nuk e hap. Partia Demokratike votoi me 140 vota dhe pati qëndrim të diferencuar për 7 gjëra. Ne e votuam.

Erl Murati: Ideja është që nuk presim nga një marrëveshje që do bëj PD dhe LSI, do të kisha pritur të konfirmohej ky angazhim. Jo vetëm kjo, kjo është një nga pikat. Mund të ishte një nga pikat çështja e jashtme. Po të shohësh qëndrimi i zotit Basha, ai thotë se PS është e vonuar duhet të kishte ikur më herët në Hagë, ndërsa LSI thotë se duhet respektuar Gjykata Kushtetuese. Kjo marrëveshje që u nënshkrua sot, që e quaj simbolike, kjo nuk do të ndryshonte një gjë në qasje mes PD dhe LSI, do të kisha pritur një gjë më konkrete. Të gjitha sondazhet, e zgjedhin PS forcë e parë, por qëndron rreziku të jemi në një situatë të paqartë, kushtetuese dhe ligjore. Po hipotezoj se do të fitojë PS, por nuk siguron 71 mandate. Nga pikëpamje politike kjo sjell paqartësi. Në këtë arsye opozita konfirmon diçka që dihet. Vlera nuk qëndron tek pikat e marrëveshjes, ne nuk kontestojmë pikat prioritare.

Petrit Vasili: Ne kemi përcaktuar në shtyllat tona ndërhyrjet emergjente, siç janë pandemia globale, ekonomia e të tjera. Për pandeminë, kemi theksuar se gjurmimi, testimi dhe rimbursimi janë prioritet.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb