Në Programin e drekës në News 24 kishte një debat mes anëtarit të Këshillit Bashkiak të Tiranës, Alfred Muharremi dhe gazetarit Almer Toska.

Muharremi tha se kryebashkiuaku Veliaj nuk i ka thënë askujt “Jo”. Ndërsa, gazetari Toska deklaroi se Bashkia Tiranë ka hyrë në gjynah me qytetin.

Alfred Muharremi: Veliaj nuk i ka thënë “Jo” asnjë qytetari. Aty kanë qenë edhe sportist, nuk kanë të shitur.

Almer Toska: Ata njerëz që kanë dalë aty te GJKKO kanë marrë para e projekte. Janë njerëz që kanë marrë para ose përfitime. Ti si anëtar këshilli ke përgjegjësi, që ke ngritur dorën kundër vullnetit tënd. Keni votuar për kullat në Tiranë. Keni hyrë në gjynah me qytetin.

Alfred Muharremi: Pse, se kemi ndihmuar njerëzit në nevojë? Bashkia sot ka buxhet dyfish nga se kishte më herët. Nëse Veliaj është i korruptuar, të marrë dënimin e merituar. Ne jetimët nuk na ka përkrahur askush.

Almer Toska: A ju vjen turp apo jo, pasi Ajola Xoxa ka blerë miliona euro. Je bashkëpunëtor i hajdutëve. Janë hajdutë, kanë blerë gazetarë dhe analistë. Qytetarët nuk blejnë dot apartament.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb