Një debat është shënuar në komisionin hetimor të inceneratorëve, mes deputetes së PD, Dhurata Çupi dhe atij të PS, Besian Ajazaj.

Në një moment, teksa po diskutonin për hetimin, deputetja Çupi i drejtohet deputetit të PS me fjalët: “Je djalë i ri, rri dhe mos u përgjigj”. Ndërsa nga krahu tjetër Ajazaj tha se deputetja Çupi po abuzonte me fjalën e saj.

Pjesë nga debati:

Çupi: Mbaje mend se je djalë i ri, mbaje mend,

Ajazaj: Mos abuzo.

Çupi: Nuk abuzoj, abuzuat ju përpara, rri aty se je i ri, rri rehat.

Ajazaj: Ju abuzuat se thatë një fakt të pa vërtetë.

Çupi: Besjan nuk bën dot lajm, nuk bën dot debatin këtu. Zonja kryetare, unë e kam thënë që në seancën e parë… O Besjan do të na lesh të flasim, se do të prishësh mbledhjen kot, rri rehat aty. E kam thënë që në seancën e parë që ne nuk jemi më komision hetimor, por jemi 2 palë, jemi ne, deputetët e opozitës që kemi paraqitur fakte dhe mazhoranca që ka penguar punën. Nga praktika parlamentare di të them që opinioni publik ndjek komisionin. Mjafton të përmend mesazhet e qytetarëve që na vijnë në telefonin tonë, që na tregojnë fakte e opinione për aferën më të madhe të kryer nga një qeveri. Komisioni kërkon përgjegjësi, moral. Më vjen keq që Spaho u largua, sepse ky është shërbim i mirë që i bëhet Edi Ramës, jo në mënyrë direkte. Mendoj që jemi drejt fundit, opinioni shqiptar është i shokuar nga kjo. Komisioni hetimor, ishte mbyllja e një komunikimi të drejtpërdrejt, që këtu ka një korrupsion madhor. Ka konflikt interesi, lidhur me vendimmarrjen ashtu siç mund të ketë deputetë që kanë konflikt interesi me personat që kanë firmosur në këto procedura. Puna e komisionit hetimor të vazhdojë, deputetët e këtij komisioni e kontrollojnë dosjen në mënyrë më të mirë të mundshme. Ne dimë të gjitha provat, dëshmitarët duhet të vijnë të dëshmojnë, për korrupsionin më të madh që ka pasur ndonjëherë ky vend.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: